Sport

Trajneri i Kroacisë i “frikësohet” Bernard Berishës

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kroacisë, Ante Çaçiq thotë se Kosova ka një skuadër me futbollistët të talentuar, mirëpo veçon futbollistin e Anzhi Makhachkala, Bernard Berishën, raporton Insajderi.

“Kosova ka futbollistë shumë cilësorë dhe besoj se nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohen edhe më shumë. Nga sa i kemi studiuar deri tani, Bernard Berisha është ai që bie më shumë në sy”, tha Çaçiq.

Kroacia do të vuajë mungesa të rëndësishme për ndeshjen ndaj Kosovës. Kroatët nuk do të mund tët llogarisin në tre prej futbollistëve më të mirë të saj – Ivan Rakitiç i Barcelonës, Luka Modriç i Real Madridit dhe Dejan Lovren i Liverpoolit.

Ndeshja Kosovë-Kroaci do të zhvillohet të enjten në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.

Komentoni