Lajme

Trajneri i kombëtares/ FShF: Ende në negociata, zyrtarizohet në orët në vijim

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar në lidhje me trajnerin e ri të kombëtares.

Institucioni qeverisës i futbollit në vend bën me dije se presidenti Duka vazhdon negociatat me kandidatët e mundshëm dhe konfirmimi zyrtar për alternativën e përzgjedhur do të jepet në orët në vijim.

“FShF nuk ka zyrtarizuar ende trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar. FShF kërkon të bëjë me dije në opinionin publik që vazhdon intensivisht, negociatat intensive për trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar të futbollit. Asgjë për momentin nuk është zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociatat e tij me kandidatët përkatës për trajnerin e skuadrës përfaqësuese të futbollit. Në orët në vijim do të konfirmohet zgjedhja e FShF për drejtimin e pankinës kuqezi të kombëtares. Nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit në orët në vazhdim do të bëhet publike çdo gjë”, thuhet në deklaratën e FShF.

Më herët në media kanë qarkulluar zëra se tashmë është arritur marrëveshja mes FShF-së dhe Kristiano Panuçin, dhe ky i fundit do të zyrtarizohet të mërkurën si trajneri i ri. /E.SH/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*