Rajoni

Tragjike në Vlorë, kryefamiljari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një burrë i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Burime nga policia thanë se sot rreth orës 17:10, jemi njoftuar për një person të vetëvarur në banesë.

Menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirimi”, ku në banesën e tij është gjetur i vetëvarur me litarë 53-vjeçari me inicialet N. H.

Në momentin e kryerjes së aktit, personi ka qenë i vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga fqinjët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Komentoni