Bota

Tragjedi, përplasen me njëri-tjetrin në ajër, vdesin 3 parashutistë (Foto)

Dy burra dhe një grua të cilët janë hedhur me parashutë kanë gjetur vdekjen pas një mosfunksionimi të parashutës në Mission Beach.

Policia e Queensland ka raportuar se dy burrat përkatësisht të moshës 34 dhe 35 vjeç ishin profesionistë dhe punonin për kompaninë e parashutave. Ndërsa gruaja e moshës 54-vjeç ishte kliente që dëshironte të provonte këtë eksperiencë që rezultoi tragjike për të. Ata u gjetën vdekur disa metra larg pikës së zakonshme të uljes në plazh.

Aksidenti, sipas policisë mund të jetë shkaktuar për shkak të mosfunskonimit të parashutës pas hedhjes nga aeroplani dhe parashutistët janë përplasur me njëri-tjetrin në ajër.

Komentoni