Kulturë

Trafot e vjetra, pjesë e trashëgimisë! (Video)

Trafo stacioni i energjisë elektrike i vitit 1929 në qendër të Prizrenit, që ka zënë vend në listën e përkohshme të trashëgimisë kulturore, ka pasur së fundi nevojë për restaurim.

Menaxhuesit e projektit nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, po zotohen për ruajtjen formës vjetër të këtij objekti. Punimet këtu po i mirëpresin edhe qytetarët, ani se kanë edhe sugjerime.

Përveç këtij objekti, në projektin e restaurimit është edhe kjo trafo që gjendet afër Kuvendit Komunal.

Por, nga organizata “Ec Më Ndryshe”, po thonë se në Prizren ka objekte tjera që do duhej të ndrhyhej me urgjencë e jo trafo elektrike.

Komentoni