KosovaToplajm

Tominaga: “Rritje dramatike e rreziqeve natyrore në 15 vjetët e fundit”

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore është rritur në mënyrë dramatike në Kosovë në 15 vjetët e fundit. Sipas analistit të Programit për mjedis, klimë dhe përballje me fatkeqësitë natyrore në UNDP, Fumihiko Tominaga, një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të ndryshimeve klimatike.

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore në Kosovë nuk është i madh për disa lloje të fatkeqësive për shkak që Kosova nuk ka dalje në det, por Tominaga në intervistën për “Kohën Ditore” ka përmendur rreziqet e tjera që i kanosen Kosovës.

Llojet më të shpeshta të fatkeqësive në Kosovë në 30 vjetët e fundit janë zjarret e pyjeve, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës. Sipas tij, rreziqet nga tërmetet dhe ortekët janë gjithashtu të pranishme. Ai ka thënë se vitet në vijim përpjekjet e Kosovës në menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyre duhet të rritën për shkak të mundësisë së rritjes se fatkeqësive natyrore.

Tominaga konsideron se me ndryshimin e klimës, mundësitë e fatkeqësive të lidhura me klimën (të tilla si përmbytjet dhe thatësira) pritet të rriten, kështu që është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të punojë në këtë fushë për të zhvilluar edhe më tej kapacitetet e veta për uljen e rrezikut të fatkeqësive dhe menaxhimit të tyre.

Sipas këtij eksperti, edhe qytetarët kanë mundësi që të angazhohen për shmangien e fatkeqësive natyrorë në komunitetin ku jetojnë.

Komentoni