Video

Tmerr, aligatori kafshon turistin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kolorado të SHBA-së. Në parkun “Pike Natioanl Forest”, dy persona të specializuar për aligatorët ishin duke mësuar një turist se si mund ta bënte edhe ai të njëjtën gjë si ata.

Sipas udhëzimeve të vajzës, turisti ulet mbi aligator dhe tenton të bëjë të njëjtat veprime që i mësojnë në mënyrë që ai mos ta sulmojë.

Siç duket dhe nga video, ulja e turistit nuk i ka pëlqyer aspak aligatorit pasi ai e ka filluar të lëvizë më shumë se ç’duhej. Më pas gjatë rrëzimit të turistit, aligatori i ka kafshuar gishtin e madh të dorës. Në video duket qartë tmerri i përjetuar nga turisti, por edhe pse ju dha ndihma e parë nga mjekët, fatkeqësisht gishti i tij nuk u shpëtua dot.

Komentoni