Kulturë

Tiranë: Festivali Ndërkombëtar i Filmit nis me 18 shtator, do shfaqen 39 filma

Radikalizmi dhe Populizmi janë temat që do të trajtohen këtë vit në Festivalin Ndërkombëtare të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Eventi më i rëndësishëm në kinematografinë shqipatre do të nisë më 18 shtator dhe gjatë tij do të shfaqen 39 filma e dokumentarë.

Të hënën e 18 shtatorit do të nisë rrugëtimin një prej eventeve më të rëndësishëm në kinematografinë shqiptare, Festivali Ndërkombëtar i Filimit për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë edicion të dymbëdhjetë do të trajtohen disa tematika të mprehta si populizimi dhe radikalizmi.

Drejtori i Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Kujtim Çashku, tha në konferencën për shtyp se 39 filmat pjesëmarrës pasqyrojnë diversitetin e botës.

Çashku: Janë një pjesë regjisorësh të cilët do të kenë kontakte direkte me audiencën dhe të njëjtën kohë duke qenë se tematika është mjaft delikate mendoj se do të ngjallë interesa vërtet të veçanta për të parë fenomenet se çfarë po ndodh sot me të drejtat e njeriut në Europë ku ne jetojmë, po pse jo dhe në mbarë botën. Për mua një film i fuqishëm është i barartë me një Universitet.

Presidenti i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Theodor Orlin, tha se bota ndodhet në një moment kritik për shkat të radikalizmit dhe ekstremizimit.

Orlin: Po shohim fenome të frikshme që po godasin strukturat demokratike për të cilat kemi punuar shumë vite për ti ngritur. Është momenti që të gjithë të hapim sytë dhe të shohim se të drejtat e njeriut dhe demokracia janë në rrezik. Ne duhet të dëgjojmë zërin e shqiptarëve lidhur me këto tema.

Eventin, Kryetari i Bordit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Robert Wilton, e sheh si hapësirë për një reagim të përbashkët ndaj këtyre sfidave.

Wilton: Sfida është kështu, qysh mundemi ne si njerëzi të ballafaqohemi me kërcënimet më jetësore në epokën tonë në një mënyrë njerëzore, ligjore dhe të sukseshme.

Me rëndësi gjatë Festivalit do të jetë edhe organizimi i forumeve për të diskutuar mbi temën e këtij viti.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut do të përfundojmë më datën 23 shtator.

Filmat e këtij edicioni përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubit do të shfaqen edhe në Arkivin Qendror të Filmit, Akademinë e Sigurisë, Galerinë e Arteve dhe Sheshin Skënderbej. /oranews/

Komentoni