LifeStyle

Thyhet miti! A është çokollata e shëndetshme apo jo?!

Një histori e madhe historike e çokollatës, pse ne e duam aq shumë, çfarë na bën të mirë në trup, cilat mite janë.

I vetmi ndryshim midis atribuimit të çokollatës për veti  shëruese në kohët e lashta dhe sot, është shpejtësia në të cilën zbulohen aktivitetet e reja. Adhuruesit e çokollatës sot ende quhen “chocoholic”, dhe shkenca mbi çokollatën thotë se mund të ulë presionin e gjakut, të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të ndihmojë rregullimin e sheqerit në gjak, uljen e stresit Edhe fisi Maja ka përdorur çokollatën pluhur kundër diarresë.

Viteve të fundit, shkenca na sugjeron se disa kimikate nga çokollata mund të kenë ndikime të tilla.

Çokollata është një antioksidues i mirë, ka disa efekte antiinflamatore, kështu që disa shkencëtarë po kërkojnë nëse mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit ose të çmendurisë.

Jo çdo çokollatë është në mënyrë të barabartë shëruese, sipas “IndeksOnline”. Efekti nxitës është rezultat i flavonoideve që vijnë nga kakao.

Për këtë arsye çokollata e errët është më e dobishme se sa a jo me qumësht, derisa e bardha është krejtësisht e padobishme dhe në përgjithësi nuk ka të bëjë me çokollatën.

Madje, edhe çokollata e errët, e cila përmban 90 për qind të kakaos, nuk duhet të jetë aq e dobishme. Kjo varet nëse procesi kimik është aplikuar në të, i njohur edhe si një “proces holandez”.

Komentoni