Lajme

Thellohet bashkëpunimi MTI-USAID

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim delegacionin e zyrtarëve të lartë të USAID-it, në krye me Margot Ellis, nga zyra e USAID-it në Uashington dhe James Hope, shef i misionit të USAID-it në Kosovë.

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit të mëtejmë në mes MTI-së dhe USAID-it, në funksion të përmirësimit të ambientit të biznesit në Kosovë.  

Ministrja Bajrami falënderoi partnerët amerikanë për mbështetjen e vazhdueshme përmes projekteve të ndryshme në të mirë të fuqizimit të sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.  

Nga ana tjetër, znj. Ellis shprehu gatishmërinë e USAID-it për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës me qëllim të fuqizimit të ekonomisë së vendit tonë. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*