Lajme

Thaçi: Universiteti, “armë” e fortë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar studentët për fillimin e vitit të ri akademik.

Thaçi po konsideron se “arsimi është çelësi i zhvillimit të Kosovës, rruga për në bashkësinë e popujve dhe vendeve të zhvilluara ku ne synojmë të jemi të barabartë, në përgatitje dhe aftësi”.

“Në këtë ditë kujtojmë sakrificën e studentëve, profesorëve, stafit akademik por edhe tërë qytetarëve për të mbajtur gjallë me çdo kusht Universitetin. Por, njëherësh, ndjejmë krenari që kemi arritur ta ruajmë këtë “armë” më të fortë për të ndërtuar jetën që e dëshirojmë”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka shtuar se me forcimin e themeleve të arsimit, po thellohen edhe angazhimet për ngritjen e cilësisë së sistemit dhe institucioneve universitare.

“Të rinjtë e Kosovës të marrin vendin që e meritojnë në glob, të jenë të barabartë me Europën dhe me botën në tregun e punës, në shkencë, në letërsi, në art e kulturë”, ka deklaruar Thaçi.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*