Lajme

Thaçi: Shqipëria me personalitete që kontribuan në luftën çlirimtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vizitën e tij zyrtare në Shqipëri e ka shfrytëzuar për të nderuar edhe disa nga personalitetet që kanë dhënë kontribut në mënyra të ndryshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi në një postim në facebookm ka thënë se në Shqipëri ka shumë personalitete të shquara që në periudha të ndryshme kohore dhe në fusha të shumta jetësore kanë dhënë kontribut të çmuar për luftën çlirimtare, për Kosovën dhe pavarësinë e saj,

Ata kontribuan në mënyra të ndryshme: me pushkë, me penë, me vargje, me këngë, me politikë dhe me diplomaci, shkruan Thaçi.

“Në emër të Republikës së Kosovës, mbrëmë i nderova disa prej tyre me dekorata presidenciale. Me “Urdhrin e Pavarësisë” dekorova Xhevahir Spahiun, Shaban Sinanin, Moikom Zeqon dhe Ekrem Bardhën. Gjithashtu, pas vdekjes së tyre, “Urdhrin e Pavarësisë” e ndava edhe për të ndjerët Sabri Godo dhe Vladimir Prela.

Kurse, me Medaljen Presidenciale të Meritave dekorova Hamit Boriçin, Marenglen Verlin, Naim Zoton, Agim Doçin, Eduard Mazin dhe Edmond Zhulalin. Këtë medalje, pas vdekjes së tyre, e ndava edhe për Gjokë Becin, Fatime Sokolin dhe për Drita Bushatin, e cila njihej si Nëna e UÇK-së në Shqipëri.

Kosova u mbetet përgjithmonë mirënjohëse!, ka shkruar presidenti i Kosovës, Thaçi në rrjetin e tij social Facebook.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*