Kosova

Thaçi: Shkodra e ka ndihmuar vendin edhe në kohën e luftës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, thotë se Shkodra si edhe e gjithë Shqipëria kanë ndihmuar Kosovën në kohën e luftës.

Ai tha se ndihet krenarë që Shkodra e ka shpallur “Qytetar Nderi”, dhe gjithashtu e gëzon fakti që gjatë shëtitjes në këtë qytet ka takuar shumë të rinj nga Kosova të cilët ishin shumë të lirë në shëtitjet e tyre.

Thaçi në një intervistë për RTK-në, tha se do të qëndrojë edhe gjatë ndeshjes që do të zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, ku shpreson në fitore.

Komentoni