Kosova

Thaçi: Referendum për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës (RTK), foli për rëndësinë që duhet të organizohet një referendum në përfundim të procesit të dialogut që do të përfundojë me marrëveshjen e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se vijat e kuqe, do të jenë  integriteti dhe sovraniteti i Kosovës që në asnjë formë nuk do të diskutohet “Duhet të ndërtojmë një të ardhme të bashkëpunimit “, tha presidenti Thaçi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi flet për raportet që duhet t’i ketë Kosova me Serbinë.

Thaçi tha se kjo është faza finale në procesin e dialogut me Serbinë.

Dialogu me Serbinë sipas tij, e ka pasur efektin dhe i gjithë procesi duhet të përfundojë  me njohjen e Kosovës nga shteti i Serbisë.

Ai tha se dialogu me Serbinë ka ndryshuar edhe situatën në pjesën në veri të Kosovës, duke përmendur doganierët në veri, mbajtjen e zgjedhjeve dhe  siç tha ai, ka mbetur integrimi i sistemit të drejtësisë. “Është një fazë e re me përmbyllje historike të këtij procesi pas një konflikt për më shumë se 100 vjeçar në përmasa gjenocidiale”, tha Thaçi.

Sipas tij, procesi i dialogut është një proces jo i lehtë dhe i ndjeshëm , por që siç tha ai, Kosova do ta realizojë aspiratën e vet si shtet i pavarur dhe sovran.

Komentoni