Lajme

Thaçi ngushëllon për vdekjen e ish- presidentit italian

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së ish presidentit italian Carlo Azeglio Ciampi.

Ai kujton kohën kur tashmë i ndjeri siç thotë Thaçi e udhëhoqi vendin në kohë të vështira.

Thaçi thekson se ish-presidenti Ciampi do të kujtohet për përkushtimin dhe pasionin me të cilin i shërbeu vendit të tij. 

Postimi i plotë i Thaçit:

Ngushëllimet më të thella për vdekjen e burrështetasit të shquar, ish-presidentit italian Carlo Azeglio Ciampi. Si president e udhëhoqi vendin e tij në kohë të vështira, por me vizionin dhe urtësinë e tij ia doli ta konsolidonte Italinë përbrenda dhe në arenën ndërkombëtare.

Ishte president në kohën kur bota demokratike u ngrit për të ndalur përpjekjen për gjenocid në Kosovë dhe kur vendi ynë kishte një nevojë të madhe për përkrahje nga miqtë ndërkombëtarë.

Ish-presidenti Ciampi do të kujtohet për përkushtimin dhe pasionin me të cilin i shërbeu vendit të tij. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*