Kosova

Thaçi në vizitë të shkurtër në Mal të Zi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka realizuar një vizitë disa orësh në Mal të Zi, më saktësisht në Podgoricë.

Thaçi ka realizuar takime me krerët e shtetit malazez. Kjo vizitë po ndodhë vetëm disa ditë para debatit në Kuvendin e Kosovës lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës pritet ta dërgojë për ratifikim në parlament marrëveshjen në mes të Malit të Zi dhe Kosovës për vijëzimin e kufirit.

Komentoni