Lajme

Thaçi: Kosovë-Shqipëri, partneritet strategjik

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë tashmë kanë fituar dimension të një partneriteti strategjik të vënë në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive e që i hap rrugën institucionalizimit të marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka shkruar kështu në një status në rrjetin social Facebook.

“Që kur kemi përmirësuar komunikimin duke ndërtuar autostrada në të dy anët e kufirit, kemi shtuar edhe shkëmbimin tregtar. Vetëm në vitin 2015, shkëmbimi tregtar është rritur për 40 për qind në krahasim me një vit më parë.

Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve për turizëm, sikur që qytetarët e Shqipërisë janë vizitorët më të numërt të Kosovës. Mbetemi të përkushtuar që përmes pakove të turizmit t’i ofrojmë Shqipërinë dhe Kosovën si një zone të përbashkët turistike.

Në rajon, Shqipëria është zëri shtesë i Kosovës, ndërsa Kosova zëri përkrahës i politikës konstruktive të Shqipërisë në rajon.

Të gjitha këto janë themelet e një bashkëpunimi shembullor mes Kosovës dhe Shqipërisë për të cilin nesër do të bisedoj me krerët e shtetit shqiptar”, është shprehur Thaçi. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*