Kosova

Thaçi: Kosova ka nevojë për unitet politik e qytetar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se në këtë përvjetor të Pavarësisë, Kosovës i duhet unitet politik e qytetar.

“Kur po shënojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe me tepër se kurrë na nevojitet uniteti politik, qytetar, në këtë kohë kur kemi shënuar 115 njohje ndërkombëtare të Kosovës, anëtarësimin e Kosovës në 20 organizata të ndryshme ndërkombëtare”, tha ai sot në ceremoninë e 48 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas tij Kosova po arrin që të avancojë në subjektivitetin e jashtëm dhe të brendshëm.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Universiteti i Prishtinës, ka pasur sfida të ndryshme.

Komentoni