Kosova

Thaçi: Kosova i është përjetësisht mirënjohëse Kanadasë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sot në bazën ushtarake të forcave kanadeze “Halifax”, ka takuar disa prej kosovarëve të dëbuar nga Kosova, që kishin emigruar si refugjatë në vitin 1999.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Në bazën ushtarake të forcave kanadeze “Halifax”, sot takova disa prej kosovarëve të dëbuar nga Kosova, që kishin ardhur si refugjatë në vitin 1999.

Ata tashmë janë plotësisht të integruar dhe Kanadaja është bërë shtëpi e dytë e tyre. Në këtë bazë ushtarake ata kishin gjetur kujdesin dhe ngrohtësinë kanadeze, e cila më nuk u kishte munguar asnjëherë.

Kosova i është përjetësisht mirënjohëse Kanadasë për mikpritjen dhe mbështetjen që i ka dhënë popullit dhe shtetit tonë. HTH

Komentoni