Kosova

Thaçi: Institucionet e reja do të vazhdojnë rrugën e reformave

Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jo rezident për Kosovën), Daniel Maksymiuk.

Presidenti i shprehu mirëseardhje dhe njëkohësisht e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kanada i ofron Kosovës.

Ambasadori uroi për konstituimin e institucioneve të reja.

Presidenti u shpreh se politika në Kosovë ka treguar maturi dhe se institucionet e reja do të vazhdojnë rrugën e reformave drejt integrimit euro-atlantik të vendit. /KI/

Komentoni