Kosova

Thaçi: FSK-ja e gatshme të marrë obligime ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se FSK-ja është e gatshme të marrë obligime ndërkombëtare.

Duke komentuar operacionin humanitar të FSK-së  në Shqipëri për sanimin e pasojave nga vërshimet, Thaçi thekson se FSK-ja është gjithmonë e gatshme ‘të përmbushë misionin e saj në Kosovë, por edhe në rajon dhe me gjerë, kudo që kërkohet të ndihmohet’.

“Do të përcjellim nga afër punën e pjesëtarëve të FSK-së në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Shqipëri”, shkruan Thaçi në Facebook.

Komentoni