Lajme

Thaçi flet për mundësitë e hapura të bashkëpunimit me Shqipërinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur në takime zyrtare me krerët e shtetit shqiptar.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se kjo vizitë e tij në Shqipëri është e para si President i Kosovës, ndërsa theksoi se në takimet me krerët e shtetit dhe liderët politikë kanë diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e dy shteteve tona, me përkrahje të pakursyer për njëri-tjetrin, për integrim sa më të shpejtë në familjen europiane.

“Ndonëse si shtete nuk kemi çështje të hapura mes vete, ne u pajtuam se të hapura dhe të pashfrytëzuara në masën e duhur i kemi edhe shumë mundësi të bashkëpunimit ndërshtetëror”, u shpreh Thaçi.

“Marrëdhëniet në mes vendeve tona e kanë natyrshmërinë e tyre: janë vëllazërore, historike dhe, gjithashtu, bazohen në perspektivën e sigurt euroatlantike, e cila është mbi çdo politikë tjetër”, potencoi Thaçi. 

Postimi i plotë:

Republikën e Shqipërisë e kam vizituar shumë herë, por sot e vizitova zyrtarisht si President i Republikës së Kosovës. Në takimet me krerët e shtetit dhe liderët politikë ne diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e dy shteteve tona, me përkrahje të pakursyer për njëri-tjetrin, për integrim sa më të shpejtë në familjen europiane.

Ndonëse si shtete nuk kemi çështje të hapura mes vete, ne u pajtuam se të hapura dhe të pashfrytëzuara në masën e duhur i kemi edhe shumë mundësi të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Marrëdhëniet në mes vendeve tona e kanë natyrshmërinë e tyre: janë vëllazërore, historike dhe, gjithashtu, bazohen në perspektivën e sigurt euroatlantike, e cila është mbi çdo politikë tjetër! HTH

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*