Lajme

Thaçi: Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin burim frymëzimi për të gjithë

Me rastin e 18 vjetorit të rënies heroike të komandatit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij Xhevës, përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook ka shkruajtur presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ishin të pandarë në realizimin e objektivave jetësore për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ja dhe statusi i plotë i Presidentit Thaçi, të cilin e ka shkruajtur në profilin e tij në Facebook:

‘’Tetëmbëdhjetë vjet nga rënia heroike e komandantit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi.

Si burim frymëzimi për të gjithë bashkëluftëtarët, ata ishin të pandarë në realizimin e objektivave jetësore, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Përmes sakrificës supreme, ëndrra e tyre u bë realitet. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*