Kosova

Thaçi: Dhuna s`mund të na i zgjidhë problemet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit, Vehbi Kajtazit.

Ai ka thënë se shoqëria jonë nuk duhet të lejojë që dhuna të bëhet mjet për zgjidhjen e problemeve.

“Si shoqëri s’duhet të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë apo i zgjidhjes së problemeve që mund t’i kemi. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës ndaj gazetarëve”, ka shkruar presidenti i vendit në facebook.

Sipas tij, liria e medias dhe e shprehjes janë vlera demokratike.

“Puna e tyre, liria e medias, liria e shprehjes, janë vlera demokratike mbi të cilat ne po e ndërtojmë shoqërinë tonë”, ka shkruar Hashim Thaçi.

Gazetari, Vehbi Kajtazi u sulmua në mesditë në një nga kafiteritë e Prishtinës.

Komentoni