Kosova

Thaçi dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj familjes Shala

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm në shtëpinë e familjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.

“Sulmi me bombë në shtëpinë e familjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala, është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm kriminal. Sulmet kriminale ndaj drejtuesve të mediave dhe familjeve të tyre kërcënojnë drejtpërdrejt privatësinë, mendimin dhe fjalën e lirë, njëherësh duke dëmtuar seriozisht imazhin e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka ftuar të organet e rendit dhe të drejtësisë që sa më parë të ndriçojnë këtë rast si dhe të gjitha sulmet e tjera kriminale javëve të fundit, në mënyrë që sa më parë autorët e këtyre sulmeve të dalin para drejtësisë. /KI/

Komentoni