Kulturë

Thaçi dekoron nesër shkrimtarin e madh shqiptar Dritëro Agollin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, nesër në orën 14:10, do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli dhe me këtë rast do ta dekorojë shkrimtarin shqiptar për kontributin e tij në letërsinë shqipe si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës.

“Të hënën, në ora 14:50, presidenti Thaçi po ashtu në ambientet e Hotele PLAZA do të dekoroj edhe personalitet tjera shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës për rolin e tyre të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtet ndërtimit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës. /KI/

Komentoni