Lajme

Thaçi dekoron “Hero të Kosovës” babain e Lutfi Hazirit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot i ka dorëzuar dekokratën “Hero i Kosovës”, familjes së Haziri, për veprat e sakrificës së trimërisë së babait të tyre Emrush Et’hem Haziri.

Thaçi përmes Facebook-ut ka thënë se pavarësisht dallimeve politike, qëllimi i të gjithë luftëtareve për liri ishte i njëjtë.

“Si aktivist i çështjes kombëtare, baca Emrush na bashkonte gjithnjë, duke na kujtuar se pa marrë parasysh dallimet në mendime për veprimin politik, qëllimin të gjithë e kishim të njëjtë.

Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt dhe nderim!”, ka shkruar Thaçi.

Emrush Et’hem Haziri është babai i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*