KosovaToplajm

Thaçi: Beogradi sjellje paranojake, s’i përgjigjemi arrestimeve me arrestime

“S’ mund t’i përgjigjemi arrestimeve me arrestime dhe dhunës me dhunë” deklaroi Presidenti Thaçi pyetjes së një gazetari lidhur me arrestimin e drejtorit të policisë së Mitrovicës Jugore Nehat Thaçi nga Serbia.

Pyetja u bë në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Nishani sot në vizitën zyrtare që presidenti Thaçi ka në Tiranë.

Hashim Thaçi: “Ne jemi duke koordinuar krejt potencialin dhe angazhimin tonë me autoritetet ndërkombëtare. Pjesëtarët e UÇK kanë bërë luftë të drejtë. Është për të ardhur keq për këtë reagim paranojak të Beogradit në raport me pjesëtarët e UÇK-së me dosje të kohës së Millosheviçit. Po punojmë me autoritetet përkatëse  që kjo çështje të mbyllet drejtë dhe njëherë e përgjithmonë. Ky veprim arbitrar  ngjall reagime të të gjithë institucioneve të Kosovës dhe Ndërkombëtare dhe do të shtrohet në instancat më të larta të dialogut të komunikimit ndërshtetëror me Serbinë me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Çfarë mendojnë Thaçi dhe Nishani për demarkacionin me Malin e Zi?

Hashim Thaçi: Nxis dialogun politik në Kosovë. Në parlament po zhvillohet një debat konstruktiv dhe më mban  me shpresë se do të nxjerrë një konkluzion të drejtë mbi interesa partiake, logjikën provinciale dhe mbi politikën ditore. Interesi shtetëror është të kryhet demarkacioni, të ndodhë liberalizimi i vizave dhe themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Nga Tirana nxis debatin

 

Te thellohet bashkëpunimi dhe te vijoje dialogu Kosove-Serbi

Në konferencën e përbashkët të dy presidentët nënvizuan domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi, i domosdoshëm për stabilitetin në rajon.

Nishani deklaron: Dialogu Kosovë-Serbi sjell stabilitet në rajon.

Hashim Thaçi: “Kam besim të plotë se Shqipëria do të jetë zëri shtesë i Kosovës. Ne jemi në rrugë të mbarë dhe do të plotësojmë njëri tjetrin në rrugën tonë euroatlantike.

Pyetje: Çfarë nuk shkon me zbatimin praktik të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Presidenti Nishani mendon se ka hapa pozitivë por ka dhe vend për përparim.

Nishani: “Bashkëpunimi ekonomik mbetet sfidë për dy vendet”

Hashim Thaçi:  Nuk mendoj se ka diçka që nuk shkon por mund të lëvizim më shpejt në fushën ekonomike. Inkurajojmë qeveritë të rrisin angazhimet. Shoh vullnet dhe gatishmëri.

Kjo është vizita e parë e zotit Thaçi si president i Kosovës.

Komentoni