Lajme

Tetë të vdekur nga shembja e stadiumit në Senegal

Dëshmitarët thanë që së paku tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 janë lënduar pasi që muri i një stadiumi ka kolapsuar në kryeqytetin e Senegalit.

Ata që ishin prezent, thanë se lufta mes fansave filloi mes fansave rivalë të US Oukam dhe Stade de Mbour, dhe policia hodhi gaz lotsjellës.

Ndërkohë, muri në stadiumin Demba Diop kolapsoi.

Zëdhënësi i qeverisë së Senegalit, Seydou Gueye, të dielën e dënoi dhunën, duke shtuar që autoritetet i kanë dërguar të lënduarit në spitalet rreth Dakarit.

Ai tha se një hetim do të hapet për këtë incident.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*