Lajme

Tërnava nga Ura e Ibrit: Xhamia duhet të ndërtohet

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, vizituan sot vendin në të cilin ka qenë e ndërtuar “Xhamia e Ibrit” në pjesën veriore të qytetit, pas raportimeve se aty është në plan të ndërtohet një fushë tenisi.

“Xhamia duhet të ndërtohet”, tha Tërnava.

Kohëve të fundit, BIK ka shprehur qëllimin për rindërtimin 3e xhamisë së djegur në luftën e vitit 1999 e cila ka qenë e vendosur skaj urës së Ibrit.

Zëdhënësi i BIK, Ahmet Sadriu, tha për KALLXO.com se vizita e Tërnavës në Mitrovicë është bërë pas shqetësimeve të ngritura për truallin ku ka qenë kjo xhami.

“Në bazë të planit që pamë, trualli i xhamisë mbetet i paprekur”, tha Sadriu.

Paraprakisht, Bahtiri ka pritur në zyrën e tij delegacionin e Bashkësisë Islame ku kanë folur për planin për revitalizimin e urës së Ibrit.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*