Lajme

Tërmeti në Itali, letra e zjarrfikësit që po përlot botën

“Përshëndetje vogëlushe! Na fal që mbërritëm vonë”.

Kështu e nis letrën e tij, Andrea, një nga zjarrfikësit që me thonj e zemër në dorë për ditë kontrolluan nën rrënojat e atyre që ka pas tërmeti në Itali, e që shkaktoi të paktën 290 viktima.

Letra e tij, mbi arkivolin me trupin e pajetë të Gulias së vogël, e cila u nxor e vdekur nga rrënojat po bën xhiron e botës e po përlot këdo që e lexon.

“Përshëndetje vogëlushe, të dhashë një dorë që të nxirrja jashtë nga burgu i rrënojave.

Më fal se arritëm shumë vonë, për fat të keq, ti kishe pushuar së marri frymë, por dua që ta dish që aty lart ku je se bëmë sa kishim në dorë për të të nxjerrë jashtë që atje”, i shkruan Andrea, Gulias 8-vjeçare, që humbi jetën nga tërmeti, kurse motra e saj, Giorgia që u nxor gjallë pas 16 orësh nën rrënoja.

“Kur të kthehem në shtëpinë time në Aquila, jam i bindur se një engjëll më shikon nga qielli dhe gjatë natës do të jesh një yll i shndritshëm. Tungjatjeta Giulia, edhe pse nuk më njohe. Të dua shumë”, ka shkruar ai.

Tërmeti në Itali, letra e zjarrfikësit që po përlot botën

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*