Bota

‘Tërbohet’ lakuriqi i natës, çon 5 persona në spital

Një lakuriq nate ka hyrë në shtëpinë e një familje në Florida duke kafshuar 5 persona. Familja Boca Raton u sulmua të martën pasi Uragani Irma shkatërroi zonën.

Të lënduarit morën trajtimin mjekësor po vazhdojnë të jenë në mbikëqyrje të mjekëve. Ndërsa lakuriqi i natës po testohet në laborator për të zbuluar shkaqet e tërbimit.

Ndërkohë shumë njerëz po dërgohen në spital pasi vuajnë nga helmimi prej monoksidit të karbonit. Të tjerë po kërkojnë gjeneratorë për të rikthyer energjinë elektrike, që humbi natën e së dielës pas goditjes së uraganit.

 

Komentoni