Lajme

Tensione etnike në pjesën jugore të Kazakistanit

Policia në pjesën jugore të Kazakistanit i ka arrestuar 34 banorë lokalë, në përpjekje për parandalimin e përleshjeve etnike ndërmjet taxhikëve dhe kazakëve, për shkak të një rasti të pakonfirmuar të dhunimit.

Dje disa banorë lokalë në fshatin Seifullin, kryesisht taxhikë, ishin sulmuar nga kazakët, për shkak të thashethemeve se një vajzë shtatëvjeçare kazake ishte dhunuar nga një i ri taxhik.

Zyrtarët policorë thanë se kontrolli mjekësor i vajzës nuk ka konfirmuar se ajo ishte dhunuar.

Për t’i parandaluar konfliktet e mundshme etnike, në këtë rajon janë vendosur 170 policë.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*