Kosova

Të verbërit në Kosovë po përballen me mungesë të librave universitarë

Në Prishtinë do të fillojë gara në shkrim-lexim, në alfabetin Braille me persona të verbër.

Në emisionin e mëngjesit në RTK, është paraqitur drejtpërdrejtë Fahrie Muhadri – BVRK “Syri ynë”, në Prishtinë e cila tregoi për garën që do të mbahet por edhe aktivitetet që zhvillohen në Bibliotekën e tyre.

Sipas saj, Biblioteka e të verbërve është themeluar në vitin 1972 dhe se është e vetmja në Kosovë, e cila e zhvillon veprimtarinë kulturore.

Muhadri tha se edhe para luftës por edhe tani mbahet kjo garë ku e ka mbështetur Ministria e Kulturës, ku secili tregon të arriturat, pra gjithsejtë janë 40 anëtarë nga e gjithë Kosova. Mirëpo ajo tha se ka mungesa të librave dhe teksteve universitare, sepse Biblioteka nuk e ka shtypësin e këtyre librave.

Ajo tha se studentët janë në një pozitë shumë të keqe se nuk kanë ku të shërbehen, megjithatë për këtë çështje ju ndihmojnë ndopak edhe OJQ-të.

Muhadri tha se ajo që ju duhet urgjentisht është një objekt sepse ai ekzistues nuk i plotëson kushtet për punë dhe libra universitar për të cilat studentët kanë shumë nevojë. Ndërkaq përmendi faktin se librat nuk munden t’i sigurojnë vet sepse kushtojnë shumë.

Komentoni