Lajme

Të shtëna në ahengje, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në ajër gjatë ahengjeve të ndryshme, njëri në Podujevë, kurse tjetri në Gjilan.

Tek i dyshuari në Podujevë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek. Kurse, nga i dyshuar në Gjilan është konfiskuar një pistoletë me gaz me 3 fishekë të kalibrit 9mm dhe në vend të ngjarjes janë gjetur 11 gëzhoja.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*