Lajme

Të rinjtë të ruajnë identitetin kombëtar shqiptar (Video)

Anel Bajra nga Ministria e Diasporës, tha se kampi veror për të rinjët “Toka Jonë”, është në bashkëpunim me organizatën “Toka”, ku qëllimi është që pjesëmarrësit të njohin kulturën prej nga vijnë përmes aktiviteteve.

“Qëllimi kryesor i Ministrisë së Diasporës është të ruhet identiteti kombëtar gjuhësor dhe kuturor”, tha Bajra, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Bajra, njoftoi gjithashtu se interesimi i të rinjve është mjaft i madh dhe për këtë arsye është rritur numri i pjesëmarrësve nga 35 në 44.

Kurse, Leon Gojani nga organizata “Toka”, tha se të rinjtë që marrin pjesë përveç që mësojnë përmes aktivitete, shohin gjëra të ndryshme por edhe e njohin prejardhjen prej nga vijnë.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*