Kosova

Të pakënaqurit “shkarkojnë” Ferid Aganin

Një grup i pakënaqur brenda Partisë së Drejtësisë po mbajnë një kuvend të jashtëzakonshëm.

Me vota unanime prej 212 delegatëve sa janë prezent është votuar shkarkimi i kryetarit të partisë Ferid Aganit.

Arsyetim këta kanë dhënë shkeljet statusore të partisë, të cilat sipas tyre edhe e kanë dëmtuar rëndë këtë subjekt politik.

Pas votimit të hapur u zgjodh kryetar i partisë, Sulejman Qerkezi me vetëm dy vota kundër, njofton Klan Kosova.

Ai pati kundërkandidat Avni Tafilin por ky u tërhoq nga gara.

Përmes telefonit Ferid Agani tha për Klan Kosova se ky kuvend është jolegjitim sepse sipas tij për t’u thirrur një kuvend duhet të jene 2/3 e delegateve.

Agani beson se krejt kjo do të shpallet e jashtëligjshme edhe nga KQZ. Ai ka deklaruar se PD-në do ta udhëheqë deri në përfundim të mandatit.

Komentoni