Kosova

Të pakënaqurit e specializimeve protestojnë, në MSh i pret policia

Kandidatët e pakënaqur me ndarjen e specializimeve nga Ministria e Shëndetësisë janë duke protestuar para kësaj ministrie, raporton KTV.

Ata po qëndrojnë që në mëngjes para derës së Ministrisë për të kërkuar takim urgjent me ministrin Imet Rrahmani.

Para Ministrisë është edhe një numër policësh. 

Edmond Proshka, j përfaqësues i grupit protestues, ka thënë se është absurde që për çdo pakënaqësi të qytetarëve të thirret policia.

Ata janë pritur vetëm nga recepsionistja e cila iu ka thënë se nuk mund të ju ndihmojë pasi askush nuk dëshiron të dalë e të bisedojë me ta.

Proshkaj ka kërkuar shpjegime edhe nga pjesëtarët e policisë se pse janë prezentë.

Zyrtari i policisë u ka thënë se dera është pak e bllokuar por nuk kanë folur më tepër.

“Ne nuk kemi dalë me vjedh por kërkojmë të drejtat tona për shkollim. Ju një ditë do të keni nevojë për ne”, kanë thënë protestuesit.

Komentoni