LifeStyle

Të moshuarit vozisin më keq, sepse shohin më shumë

Arsyeja pse shumë vozitës të vjetër kanë vështirësi kur duhet t’i shohin automobilat, çiklistët, apo këmbësorët tjerë të cilët lëvizin rreth tyre, nuk është domosdo rezultat i aftësisë së zvogëluar për të perceptuar objektet që lëvizin, por në pyetje është vetëdija e rritur për lëvizjet në prapavijë.

Te personat e rinj e të shëndetshëm, një pjesë e trurit që quhet hapësira temporale mediale në mënyrë aktive “anulon” lëvizjen në prapavijë, kështu që ai apo ajo të mund të koncentrohen në lëvizjet e objekteve në plan të parë, shpjegojnë shkencëtarët nga Universiteti i Rochesterit.

Njerëzit e moshuar janë më të mirë në të vërejturit e lëvizjeve në prapavijë, ndoshta për shkak se hapësira temporale mediale nuk u funksionon si duhet.

Rezultatet e hulumtimit ndoshta do të ndihmojnë në hartimin e mënyrave të reja për t’i mësuar të moshuarit të jenë vozitës më të mirë.

Hulumtuesit kanë zbuluar sesi zona temporale mediale ka qenë përgjegjëse për këtë efekt me ndihmën e teknikës e cilat quhet stimulim magnetik transkranial. Pasi që kanë bashkangjitur mbështjellësin magnetik në pjesën e pasme të kokës së subjektit, shkencëtarët kanë stimuluar zonën temporale mediale të trurit me sinjale elektrike gjatë15 minutave për të ndaluar përkohësisht funksionimin e tij, transmeton Koha.net. Dhe derisa zona temporale mediale ishte më pak aktive, shkencëtarët kanë testuar sesi subjektet identifikojnë lëvizjet e objekteve të ndryshme. Kanë zbuluar që kur zona temporale mediale ishte më pak aktive, të anketuarit kanë identifikuar më lehtë lëvizjet e objekteve në prapavijë.

Ky zbulim i ri po asht do të ndihmojë në diagnostikimin e njerëzve me skizofreni dhe depresion, të cilët po ashtu kanë qenë më të mirë në vëzhgimin e lëvizjeve në prapavijë, përfundojnë hulumtuesit.

Komentoni