Fotogaleri

Të moshuarat shfaqen në bikini, për të treguar se bukuria nuk ka moshë

Në konkurset e bukurisë zakonisht marrin pjesë adoleshente dhe femra të reja në moshë, me trupa që i lënë të gjithë pa mend.

Por, në Kinë është zhvilluar një aktivitet, ku kanë marrë pjesë gra të moshuara dhe të tjera që janë në moshë të mesme. Mbi 500 femra janë bërë pjesë e organizimit, disa prej tyre, mbi 80-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Të moshuarat shfaqen në bikini per te treguar se bukuria nuk ka moshe foto 2

Ato kanë veshur rrobe të ndryshme, të dizajnuara me kujdes, duke shfaqur trupin e tyre, që në raste të shpeshta ishte i rrudhur dhe i lëshuar.

Të moshuarat shfaqen në bikini per te treguar se bukuria nuk ka moshe foto 3

Gratë kanë bërë xhiro dhe kanë pozuar para fotografëve, që ishin mbledhur në qendrën e qytetit Tijanjin.

Të moshuarat shfaqen në bikini per te treguar se bukuria nuk ka moshe foto 6

Shumica e grave kanë vënë krahë, ndërsa të tjera kanë mbajtur çadra nga letra. Veshjet e preferuara, ato i kanë shoqëruar me bizhuteri, si dhe me shumë aksesorë.

Të moshuarat shfaqen në bikini per te treguar se bukuria nuk ka moshe foto 4

Sipas medieve në Kinë, ky aktivitet është zhvilluar për të inkurajuar njerëzit e shtyrë në moshë, që të ndjehen mirë. “Bukuria është në shpirt, pa marrë parasysh se si duket trupi” ka thënë një pjesëmarrëse.

Të moshuarat shfaqen në bikini per te treguar se bukuria nuk ka moshe foto 5

Ky është viti i dytë, që zhvillohet një aktivitet i tillë, ndërsa pritet të jetë i përvitshëm.

Komentoni