Ekonomi

Të mërkurën seanca për projektligjin e buxhetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se seanca e radhës ku pritet të jetë votimi për buxhetin do të mbahet të mërkurën.

Veseli ka komentuar edhe rezultatin e zgjedhjeve lokale që janë mbajtur dje e sipas të cilit PDK-ja është duke pri në komunat më të mëdha.

“Prej shtatë qendrave në tri prijmë ne. Besoj se ajo që ka fituar më së shumti është Kosova dhe i ka dhënë vulë drejt perspektivës evropiane. Të gjithë jemi të kënaqur”, tha Veseli.

Anëtarët tjerë të Kryesisë nuk janë deklaruar për media. Seanca do të mbahet në orën 10:00.

Komentoni