LifeStyle

Të jesh i stresuar – nuk është edhe aq keq!

Njerëzit që stresohen shumë duket që ia dalin të marrin disa vendime më shpejtë se të tjerët. Mirëpo, ajo çka ata e kryejnë në mënyrë më efikase nuk janë aktivitetet më të zakonshme, rapoton Kosova.info.

Duket që njerëzit që stresohen shumë ia dalin të dallojnë më shpejt mikun nga armiku si dhe janë qitës më të mirë me armë.

Tsachi Ein- Dor , autori i këtij studimi, shpjegon se sipas hulumtimit të tij,  stresi vjen me disa përfitime.

“Kam pasur indikacione nga hulumtimet e kaluara se stresi është i ndërlidhur me një aftësi më të mirë për t’i detektuar kërcënimet e ndryshme. Kësisoj, unë kam dashur ta ekzaminojë performancën e tyre sa i përket qitjes me armë”.

Pasi që ka tentuar të provoj pohimet e tija përmes disa eksperimenteve, ata kanë rezultuar të vërteta. Në fakt, ata që stresoheshin më shumë ishin më të shpejtë në dallimin e armikut dhe i menaxhonin më shpejt armët. /KI/

Komentoni