ShowBiz

Taulant Xhaka i dashuruar “kokë e këmbë”, shfaqet në çaste romantike me të dashurën

Futbollisti i njohur Taulant Xhaka po e dëshmon çdo herë e më shumë se është një mashkull i përkushtuar ndaj të dashurës së tij.

Ai është bërë herë pas here temë e mediave rozë lidhur me jetën e tij private.

Se është shumë i dashuruar, këtë e ka treguar, por rrallë herë ka ndarë me fansat ndonjë fotografi me të dashurën.

megjithatë, së fundmi, ai vendosi të publikojë një fotografi në llogarinë persoanle në Instagram, ku shfaqet pranë të dashurës së tij Arbnorës.

Kjo e fundit, shihet duke i dhënë një përqafim të përzemërt, më të dashurit të saj.

“Dashuri, familja Xhaka, fuqi, dashuri”, ka shkruar Xhaka në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, dyshja tash e disa muaj janë në një romancë serioze, ndërsa kanë treguar vazhdimisht se lidhja e tyre po forcohet.

Taulanti i drejtohet vazhdimisht Arbnorës si “gruaja e tij”, ndonëse ende nuk kanë zyrtarizuar lidhjen me martesë.

Komentoni