Ekonomi

Tarifat progresive të energjisë nga ZRrE, të papranueshme për bizneset

Çmimet progresive të energjisë elektrike për bizneset dhe konsumatorët janë të papranueshme”, tha Suat Berisha, nënkryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Ai shtoi se AKB-ja, për një dekadë e gjysmë, në vazhdimësi ka shprehur shqetësimet rreth problemeve të komunitetit të biznesit me energjinë elektrike, për mungesë dhe furnizim të pamjaftueshëm të bizneseve, por edhe të qytetarëve me energji elektrike, si dhe dëmet e shumta të shkaktuara në pajisje dhe teknologji, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.

Nënkryetari i AKB-së, tha se i kanë parashtruar kërkesë Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik që të shqyrtoj impaktin e tarifave progresive të energjisë elektrike.

“Me themelimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, në vitin 2004, si organ i pavarur për rregullimin e aktiviteteve në sektorin e energjisë, në veçanti energjisë elektrike, komuniteti i biznesit si është ballafaquar me një situatë edhe më paradoksale, e cila është në kundërshtim me parimet themelore të doktrinës ekonomike dhe ekonomisë së tregut të lirë”, tha Berisha,

Sipas tij si rrjedhojë e aplikimit të disa rregullativave, të cilat edhe më tepër kanë vështirësuar aktivitetin biznesor, të bizneseve. Aplikimi i Tarifave progresive, me logjikën e çuditshme, “sa më shumë KW të harxhuar, çmimi më i lartë për 1 KW/h”! Aplikimi i Maxi Grafit – rikyçjes në sistemin energjetik (për shkak të ndërprerjeve të shkaktuara nga ofruesi I Energjisë Elektrike)!!, si dhe parapagimi i energjisë elektrike, për furnizim të rregullt të Energjisë Elektrike!

Që të tri këto rregullativa, janë në kundërshtim me Ligjin mbi Energjin Elektrike dhe me metodologjinë e përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, si dhe me vet direktivat e AQUIS Comunitare (Legjislacionit të BE-së për Energjinë Elektrike).

“Aplikimi i tarifave progresive ( deri 200kw, deri 400kw, deri 600 kw dhe mbi 600kw), komunitetit të bizneseve, por edhe qytetarëve, iu shkakton rritje të çmimit të energjisë elektrike deri në trefish nga çmimi fillestar, si dhe është në kundërshtim me doktrinën dhe logjikën ekonomike, që do të duhej të ishte: “sa më tepër kw/h. të harxhosh, çmimi për 1kw/h. duhet të jetë më i ulët”, tha Suat Berisha!

Nënkryetari i AKB-së, shtoi se përndryshe logjika ekonomike dhe praktikat e botës së biznesit, kategorizojnë konsumatorët sipas sasisë së konsumuar dhe favorizojnë konsumatorë më të mdhenjë, sipas kategorive, me çmime dhe kushte më të mira.

Andaj, aplikimi i Tarifave Progresive, është në kundërshtim me logjikën ekonomike dhe praktikat e ekonomisë së tregut të lirë dhe të njëjtat përçojnë mesazh jo të mirë te investitorët vendor dhe të jashtëm, se: “ mos investoni kapacitete të mëdha prodhuese, sepse sa më tepër të harxhoni energji elektrike, ne ju trefishojmë çmimin për 1kw/h.”!!

Ai shtoi se edhe aplikimi i Maxi Grafit, gjithashtu është ngarkesë e pa drejt ndaj biznese, ngase varësisht nga fuqia instaluese e biznesit, për çdo rikyçje, ngarkohet me kw/h, të pa harxhuara dhe atë për shkak të ndërprerjeve të shkaktuara nga KEK-u, e jo nga konsumatori.

Andaj, aplikimi i Maxi Grafit, gjithashtu, është i palogjikshëm dhe jo i drejtë, ngase bizneset nuk janë fajtor për ndërprerjet e energjisë elektrike, ndërprerjet i shkakton Korporata Energjetike e Kosovës.

Edhe aplikimi i Parapagimit, për furnizim të rregullt me energji elektrike, gjithashtu është në kundërshtim me logjikën ekonomike dhe praktikat e ekonomisë së tregut të lirë, si dhe kostos së kapitalit duhet të ketë impakt favorizues për biznese, në furnizim sa më të rregullt, por edhe me çmime më të favorshme, për shkak të parapagimit (kostos së kapitalit), e jo vetëm për shkak të furnizimit të rregullt, të cilën edhe ashtu e ka obligim KEK-u, për shkak marrëdhënieve kontarktuale me bizneset.

“Aleanca Kosovare e Biznesit, konsideron se ZRrE-ja, duhet të rishqyrtoj praktikat e aplikimit të Tarifave të Energjisë Elektrike dhe të njëjtat t’i harmonizoj me Ligjin mbi Energjinë Elektrike, Metodologjinë e Tarifave të Energjisë Elektrike, si dhe me Aquis Comunitare (Legjislacionin e BE-së për Energji Elektrike), gjithashtu Tarifat e Energjisë Elektrike duhet të harmonizohen edhe me logjikën ekonomike dhe praktikat e ekonomisë së tregut të lirë”, tha Suat Berisha.

Sipas tij harmonizimi i Tarifave të Energjisë Elektrike me të gjitha këto rregullativa vendore dhe të BE-së të bazuara në ekonominë e tregut të lirë, do të krijonin kushte më normale për furnizim të bizneseve vendore me energji elektrike, si dhe do të përqoin mesazhe të mirë dhe besueshmëri më të madhe te investitorët vendor, e posaçërisht ata të jashtëm për investime të reja në Kosovë.

Nënkryetari i AKB-së, tha se Aleanca Kosovare e Bizneseve, inkurajon KKZhE-në dhe anëtarët e saj, për një bashkëveprim dhe bashkërenditje në raport me ZRrE-në për krijimin e një klime më të volitshme edhe në sektorin e Energjisë, e cila do të kishte impakt në nxitje të investimeve vendore dhe të huaja direkt, si dhe impakt në rritje ekonomike të vendit.

Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës Konsumatori, tha se tarifat progresive të energjisë lëre që janë të papërballueshme për biznesin, por edhe për qytetarin konsumatorë. 

“Stërngarkimi i bizneseve me taksa e tarifa të larta ndikon edhe tek xhepi i konsumatorëve si konsumues të prodhimeve vendore”, tha kryekonsumatori.

Sipas tij ishte gënjeshtër se nuk do të ketë rritje të çmimeve dhe ndodhi e kundërta. Konsumatorët kosovarë, po i mbulojnë të gjitha humbjet në veri të vendit, ato brenda, “Dostave” e tjera. Konsumatori nuk duron më.

Muharrem Osmani, prodhues i detergjenteve liquide Euroocomerc, u ankua për ndërprerje ta energjisë dhe atë pa kurrfarë paralajmërimi, e të cila po u shkaktojnë humbje në të gjitha aspektet. 

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, tha se në muajin gusht 2016 gjatë takimit edhe me kryetarin e Kuvendit te Kosovës i kemi adresuar problemet dhe sfidat më të shpeshta të cilat raportohen nga prodhuesit vendor që kanë të bëjnë me energjinë elektrike, ku duhet të kemi reforma drastike në strukturën tarifore nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Meqenëse prodhuesit janë subjekt i tarifave dimërore dhe verore, shumë prodhues ankohen për faktin se ka raste kur faturat e energjisë elektrike gjatë dimrit janë sa dyfishi i atyre të verës, përkundër konsumimit të njëjtë të energjisë. 

Prandaj, Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet të rishikojë strukturën tarifore, në mënyrë që tarifat e biznesit të jenë uniforme gjatë gjithë vitit. Nëse prapëseprapë vlerësohet se ka nevojë që të subvencionohet energjia elektrike për një kategori, duhet të shqyrtohen modalitete të tjera se si një gjë e tillë mund të bëhet pa rritur ngarkesën tek sektori privat (p.sh. të ulet tantiema në linjit).

Lumnije Ajdini, përkujtoj se AKB-ja në vitin 2011 ka ngrit si shqetësim që në atë kohë aplikimi i parapagimit në mes bizneseve dhe KEK për kategorinë A+ ka qenë25% dhe me takime të shpeshta me institucionet përgjegjëse kanë arrit që avancin për kategorinë A plus në mes bizneseve dhe KEK të jetë 15% dhe që janë mbi 400 biznese në këtë kategori A+.

Sa i përket Maksigrafi një tjetër sfidë, veçanërisht për prodhues ky mekanizëm duhet të hiqet që të inkurajohen kompanitë që të shtojnë aktivitetet e prodhimit, dhe jo të njëjtit të penalizohen në rast se tejkalojnë shfrytëzimin e energjisë. /KI/

Komentoni