Kosova

Takimi Thaçi – Gabriel me dyer të mbyllura

Presidenti, Hashim Thaçi, mëngjesin e së enjtes ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Takimi i dy zyrtarëve është zhvilluar me dyer të mbyllura. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, mbrëmë është takuar edhe me kreun e ekzekutivit Ramush Haradinaj.

Gabriel, pas takimit me kryeministrin, tha se Kosova duhet të përgatitet edhe për “çështjet jo të këndshme”, siç janë ato Dhomat e Specializuara, të cilat do të trajtojnë krimet e mundshme të luftës.

Ai ka porositur gjithashtu që çështja e demarkacionit me Malin e Zi të kalohet, si kriter që është vënë nga BE-ja për liberalizimin e vizave.

Komentoni