Lajme

Tahiri priti në takim lamtumirës shefin e OSBE-së, Schlumberger

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean Claud Schlumberger. 

Ministrja Tahiri fillimisht foli për rolin që ka luajtur misioni i OSBE-së në shtet ndërtimin e Kosovës që nga përfundimi i luftës si dhe ndërtimin e kapaciteteve organizative qeverisëse si në nivelin lokal por edhe qendror. Ajo ka vlerësuar gjithashtu edhe rolin e ambasadorit Schlumberger gjatë misionit të tij në këto katër vitet e fundit duke e falënderuar atë për gjithë kontributin e tij në këtë drejtim dhe tha se edhe me shefin e ri të këtij misioni bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë në frymën e njëjtë si në të kaluarën. 

Ministrja po ashtu tha se OSBE në Kosovë ka pas rol të rëndësishëm edhe në organizimin e zgjedhjeve lokale e të përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës bazuar në marrëveshjen e Brukselit. Ajo tha se për herë të parë në Kosovë, institucionet e Kosovës organizuan zgjedhje të lira e demokratike së bashku me ndihmën e OSBE-së për të vendosur në atë pjesë institucione të lira e demokratike lokale dhe për të shtrirë gjithashtu rendin dhe ligjin e Kosovës edhe në ato komuna. 

Ndërsa, ambasadori Schlumberger shprehu falënderime për ministren Tahiri për bashkëpunimin korrekt dhe profesional gjatë këtyre viteve dhe vlerësoi lart rolin e saj në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut të Brukselit sidomos në ato fusha ku edhe misioni i OSBE-së ka luajtur rol të rëndësishëm. Ai tha gjithashtu se OSBE do të jetë e angazhuar më tej në forcimin e institucioneve të Kosovës bazuar në standardet më të mira demokratike. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*