Sport

Tahiri përfundon me sukses garën e lëshimit

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore, ‘PyeongChang 2018’.

Skitari ynë zuri vendin e 50-të nga 57 garues, pikërisht në ditëlindjen e 29-të të tij.

Ai pati kohën 1:48.81 sekonda.

Gjatë garimit

Kjo garë ishte paraparë të mbahej më 11 shkurt, por shkaku i erërave të forta ishte shtyrë për sot.

Medaljen e artë e fitoi norvegjezi Aksel Lund Svindal.

Rezultati

Albini nesër garon në disiplinën, super sllallom të madh.

Para disa ditësh Tahiri garoi në kombinim alpin, ku zuri vendin e 37-të.

Komentoni