Lajme

Tahiri: Moszgjedhja e kryeparlamentarit e çon vendin në zgjedhje

Njohësi i rrethanave politike në vend, Ramush Tahiri, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk e votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se praktika tregon se në qoftë se deputetët tri herë radhazi nuk arrijnë ta zgjedhin kryeparlamentarin, Kuvendi vetëshpërndahet dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Tahiri ka treguar se të drejtën për postin e kryeparlamentarit PAN’it ia garanton Kushtetuta, dhe, sipas tij, nuk është e drejtë që në këtë çështje të përzihen subjektet e tjera politike.

“Nuk është e drejtë që LV’ja dhe LDK’ja t’ia caktojnë PAN’it kandidatin për kryeparlamentar”, ka thënë Tahiri për ‘Epoka e re’.

 

2 Comments on Tahiri: Moszgjedhja e kryeparlamentarit e çon vendin në zgjedhje

  1. Po po por ,edhe zgjedhja e kryetarit ti Parlamentit do duhej ti nenshtrohet nji reforme zgjedhore ….te pakten Ai do duhej pranuar nga shumica e deputeteve te parlamentit , Nrdyshe vendi po shkon ne zgjedhje dhe kjo nuk duket pune e menqur

  2. Ma mire te shkoj vendi ne zgjedhje se Kadri Veseli me u zgjedh kryetar i Parlamentit

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*