Kosova

Tahiri: Marrëveshja me Serbinë i jep fund përdorimit të tabelave “proba”

Edita Tahiri ministrja për Dialog me Serbinë, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se marrëveshja për tabelat e automjeteve me Serbinë i jep fund përdorimit të tabelave “proba” dhe vë në fuqi reciprocitetin.

“Kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të tabelave Proba, që Serbia kishte përdorur njëanshëm ndaj veturave të Republikës së Kosovës. Reciprociteti në tabela të automjeteve do të aplikohet për veturat e të dy shteteve sipas modelit Maqedoni – Greqi”.

Ajo ka deklaruar se kjo marrëveshje po ashtu u jep fund tabelave ilegale dhe lehtëson qarkullimin mes dy vendeve.

Komentoni