Lajme

Tahiri gjen arsyen pse Serbia arrestoi Nehat Thaçin

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e ka cilësuar arrestimin e Nehat Thaçit si një tendencë për të provokuar situatën nga ana e Serbisë.

Drejtori i Policisë në Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi ishte arrestuar para dy ditësh në vendkalimin administrativ në Konçul dhe akuzohet për terrorizëm nga ana e Serbisë, transmeton Koha.net.

“Arrestimi i Thaçit ka mundur të jetë një tendencë për të provokuar nga ana e Serbisë, në mënyrë që ne ta braktisim dialogun dhe pala serbe të marrë poena”, ka thënë Tahiri në një bisedë telefonike në Interaktiv të KTV-së.

Ajo më tutje ka thënë se ka kontaktuar me përfaqësuesit e BE-së, të cilët kanë premtuar se do të angazhohen në këtë çështje.

Tahiri vlerëson se Serbia me këtë veprim ka shkelur marrëveshjen e lëvizjes së lirë, përderisa ka thënë se nëse kështu vazhdon Serbia atëherë duhet të ketë reciprocitet, pa e elaburuar më gjatë rreth kësaj teme. 

“Menjëherë kam kontaktuar me përfaqësuesit e BE-së, Serbia me këtë veprim ka shkelur marrëveshjen e lëvizjes së lirë. Nëse Serbia vazhdon kështu atëherë duhet të kemi reciprocitet. Nga BE kemi premtime se do të angazhohen për këtë çështje”, ka thënë Tahiri.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*